Ilustrim

Lëndohen tre persona në vendin e punës në Prishtinë, arrestohet një person

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës në Prishtinë.

Për rastin, i arrestuar ka mbetur një person i dyshuar për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur dje, më 06.08.2024 në 15:30h.

Policia e Kosovës njoftoi se tre të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

PK tha se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.