
Lëndohen tre persona në një aksident trafiku në rrugën Pejë - Prishtinë
13.2.2025 - 23:43
Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një kamionete dhe dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Rreth orës 20:40 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë, ku ishin përfshirë 2 automjete dhe 1 kamionetë. Sipas informatave fillestare 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”- ka thënë zëdhënësi Hoxha.
Njësitet policore për kontroll të autostradave, ka thënë Hoxha, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit.