Ilustrim | Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë në Rahovec

Dy punëtorë të ndërtimtarisë në Rahovec kanë mbetur të lënduar, pasi derisa ishn duke punuar në një objekt, janë rrëzuar nga skelet.

Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga viktimat me lendime të rënda trupore është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i lënduari i dytë është dërguar në trajtim në Spitalin e Gjakovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në Rahovec.