Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Lëndohen dy punëtorë në vendin e tyre të punës në Lipjan

Dy punëtorë kanë pësuar lëndime gjatë ditës së djeshme në vendin e tyre të punës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:19.

Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me këtë rast, për heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në punë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.