Lëndohen dy punëtorë në vendin e punës, dërgohen në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy punëtorë në Viti janë lënduar teksa ata kanë qenë duke kryer punë ndërtimtarie.

Sipas policisë, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor njëri në QKUK Prishtinë ndërsa tjetri në Gjilan.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse të cilat janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, është bërë tutje e ditur në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:30.