Lëndohen dy punëtorë në një fabrikë në Podujevë
14.11.2019 - 13:28
Dy punëtorë kanë pësuar lëndime në një fabrikë në Podujevë.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Policia sot rreth orës 09:45 ka pranuar informacion se dy punëtorë janë lënduar në vendin e tyre të punës në Podujevë. Të lënduarit fillimisht janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujeve, e më pas janë tranferuar në QKUK’, ka thënë Kransiqi për KALLXO.com.
Ai tutje ka bërë të ditur se policia dhe Inspektorati i Punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.