Lëndohen dy punëtorë gjatë ndërtimit të një banese në Ferizaj

Dy persona raportohet se kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër. Rasti ka ndodhur në rrugën Gzim Sahiti në Ferizaj më 29.06.2024 Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po trajtohet si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse”.