Policia e Kosovës

Lëndohen dy policë në Prishtinë derisa tentonin ta arrestonin një person

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe një i dyshuar kanë pësuar lëndime trupore gjatë kohës sa ishin duke tentuar të fusnin nën kontroll këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Prishtinë, rreth orës 22:50 në rrugën “Bajram Bahtiri”, ndërsa rasti është cilësuar si “Kanosje”.

“Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti kishte penguar dhe kanosur zyrtarët policor deri sa ata ishin në kryerje të detyrës. Gjatë futjes nën kontroll, i dyshuari ka rezistuar, ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor dhe i dyshuari” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se të lënduarve iu është ofruar tretmani mjekësorë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.