Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lëndohen dy persona derisa ishin duke punuar në një firmë në Graçanicë

Dy persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore deri sa ishin duke punuar në një firmë në Llapnasellë të Graçanicës.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas Policisë së Kosovës, njëri ka lëndime të rënda trupore.

Rasti është raportuar në polici nga një zyrtar policor, i cili ka qenë kujdestar në Emergjencë të QKUK-së, thuhet në njoftim.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe Inspektori Komunal i Punës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se janë kontaktuar bashkëpronarët e firmës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.