Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lëndohen dy gra në një aksident në Prizren

Dy gra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit nga një veturë të drejtuar nga një i dyshuar.

Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se i dyshuari nga pakujdesia kishte goditur një veturë e cila ishte e ndaluar, në të cilën janë lënduar vozitësja e veturës dhe një pasagjere.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30 në Prizren.

Pas aksidentit dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në  Spitalin e Prizrenit.