Foto: Ilustrim

Lëndohen 8 persona në një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë

8 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dollc.

Në këtë aksident janë përfshirë një kombibus dhe një veturë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 10:35, Policia e trafikut është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident ishin të përfshirë dy automjete, një kombibusi dhe një veture, tetë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal ku janë duke u trajtuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë trafiku rajonal, ku janë duke e shiku vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.