Ilustrim

Lëndime të rënda pas rrahjes në Kamenicë

Katër persona janë përfshire në një rrahje e cila ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Shipashnicë e Ulët në Komunën e Kamenicës.

Policia ka njoftuar se të katër personat kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë kanë mbetur në trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.