Ilustrim

Lëkundjet e tërmetit shkaktojnë dëme edhe në mediumin shqiptar

Tërmeti i fuqishëm në pasditën e sotme në Shqipëri ka lënë disa të lënduar dhe shumë dëme materiale.

Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm 5.8 ballë janë ndjerë dhe në studiot e Top Channel në Tiranë, raporton topchannel.

Në një video të publikuar nga vet ky medium, shihen pamje nga dëmet e shkaktuar nga ky tërmet në studiot e tyre.

Tërmeti në Shqipëri me epiqendër afër Durrësit ka shkaktuar dëme të mëdha.

Kallxo.com raportoi së sipas mediumit Oranews lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëme serioze në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa.

Burime nga spitali i Traumës për Ora News bëjnë me dije se 50 persona janë paraqitur me lëndime nga tërmeti.

Tërmeti në Shqipëri, ndër 50 të lënduarit edhe një fëmijë