Leku forcon pozitat ndaj monedhave të huaja
Në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, në prag të festave të fundvitit, Leku ka forcuar pozitat ndaj monedhave të huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët evropiane, Euro, këmbehet me 121.83 lekë ose 0,14 lek më pak se një ditë më parë. Ndërsa, paundi britanik është zhvlerësuar me 0.59 lek, duke u këmbyer sot në nivelin e 142.92 lekëve.
Me 0.05 lek është zhvlerësuar edhe franga zvicerane, e cila këmbehet me 111.72 lekë.
Ndërsa, monedha e gjelbër amerikane është forcuar lehtë me 0.03 lek dhe këmbehet këtë fundjavë me 109.56 lekë.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor.
Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtar.
Ekspertët bankar parashikojnë luhatje të këmbimit valutor në javën e fundit të muajit dhjetor, kjo sipas tyre me rritjen e fluksit të qarkullimit të mallrave dhe kërkesë ofertës në treg për valutë, por siç shprehen ata,
“Luhatjet do të jenë brenda parashikimeve të BSH-së dhe normave të pritshme”./RTV21