Foto: RTK

Lekaj: Po vetëkuptohet, EULEX është vetëm për të ndikuar në dialog dhe për të frikësuar politikanët kosovarë

Deputeti nga radhët e AAK-së dhe anëtari i Komisionit për Legjislacion, Pal Lekaj, pas raportimit të Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), tha se EULEX ka mision vetëm disiplinimin e politikanëve të Kosovës.

Simmons ka shfaqur para deputetëve pretendimet e tij për korrupsion dhe ndikime në EULEX.

“Ajo që më bëri pështypje si deputet, mendova që EULEX-i ka ardhur për të disiplinuar politikanët tanë e jo për të ndarë drejtësinë. A është krijuar EULEX për drejtësi selektive, për t’i disiplinuar politikanët që kanë përgjegjësi? Kur e përmendët dialogun, ajo u vetëkuptua që EULEX dhe gjykata tjera janë vetëm për të ndikuar në dialog dhe për të frikësuar politikanët tanë”, tha Pal Lekaj.

“Më nuk ka kuptim pas informacioneve tuaja, që më të mendojmë që me të vërtetë ky mision në Kosovë e ka kryer obligimin e vet dhe ka krijuar shumë huti tek qytetarët e Kosovës”, shtoi deputeti i AAK-së.

Kurse Simmons tha se EULEX është mision politik që ka arritur në Kosovë “me pretendimet që të jetë mision për sundim të ligjit”.

Në lidhje me këto pretendime të Simmons, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Zyrën e BE-së në Kosovë dhe në EULEX, dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Pretendimet e ish-gjyqtarit Malcolm Simmons për korrupsion dhe ndikime brenda EULEX-it – LIVE