Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lekaj e akuzon LVV-në, se rishikimi i buxhetit është bërë mbi baza politike

Pal Lekaj deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se rishikimi i buxhetit për vitin 2021 është i ndërtuar kryekëput mbi baza politike.

Ai tha se ky rishikim i buxhetit i cili po trajtohet sot për votim në Kuvend mund të jetë gjithçka, por jo i barabartë.

“Këtë rishikim të buxhetit e keni krijuar me qëllim që të përfitoni politikisht. Nuk i keni marr për bazë nevojat e qytetarëve tanë por e keni shikuar vetëm interesin tuaj politik që të përfitoni më shumë vota. Kjo është e padrejtë sepse ka vetëm një të dëmtuar e ai është qytetari i Kosovës”, tha Lekaj.

Lekaj tha se kryetarët e komunave në të cilat qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, për fat të keq kanë dështuar në të gjitha aspektet.

“Keni premtu ndryshime në ato komuna në të cilat keni fituar në zgjedhjet e fundit lokale. Por për fat të keq, ato prijnë në listën e kryetarëve më të dështuar”, tha ai.

Lekaj, tha se e kanë ndarë buxhetin mbi baza politike por tha se ky buxhet nuk do ta ndihmoj LVV-në të fitoj diçka më shumë në zgjedhjet lokale.

“Ju do të dështoni sepse qytetari e ka pa sa keq qeverisni”, shtoi ai.