Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lekaj-deputetëve të LVV-së për Kurtin: Kur po ju thotë baba jo, krejt po thoni jo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se janë duke vepruar politikisht në votim të projektligjeve.

Duke ju referuar kryeministrit Albin Kurti si “baba”, Lekaj ka thënë se kur “baba” thotë jo të gjithë deputetët e LVV-së thonë jo.

“Ju lutem mos mendoni vetëm në atë subjektin politik që vetëm që ka ardhë nga një grup tjetër ju tani i thoni jo. Hejdeni ti pyesim krejt deputet këtu mund ti thonë po kësaj nisme. Po kur po thotë baba jo krejt ju jo, pse more ashtu, mosni more se jeta është më e gjatë sesa një kryeministër”-ka thënë Lekaj.

Lekaj këto deklarata i bëri gjatë shqyrtimit të projektligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Dreshaj tha se janë për ta korrigjuar padrejtësinë që iu është bërë disa kategorive të punonjësve.

“Kjo iniciativë është ndërmarrë bazuar në shqetësimet e qytetarëve. Skemat sociale në Republikën e Kosovës janë rregulluar me ligje të ndryshme forma të ndryshme dhe përqindje të ndryshme, ligji për FSK, ligji për pensionistët nga minierat, skemat kontributdhënëse për punëtorët e arsimit të viteve 90-ta” – tha Dreshaj.

Ndërkaq, Fatmire Kollçaku, kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se e kanë shqyrtuar këtë projektligj dhe Komisioni ka vendosur që Kuvendit t’i paraqes rekomandim që mos të miratohet në parim ky projektligj.

AAK kërkon largimin e një neni për pensionistët e viteve ’90 nga Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti