Lejohet mbajtja e dasmave me 300 persona

Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave kundër COVID-19.

Krahas kësaj, mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës lejohet deri në orën 01:00.

Sipas vendimit, organizimi i tyre është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 50 për qind e kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 300 të ftuar në rastet kur 50 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.

Kurse distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri metra.

“Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje”, thuhet në vendimin e qeverisë.