Lejet për Hidrocentralet e KELKOS-it, komisioni hetimor sot interviston disa zyrtarë të lartë

 

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës sot mban mbledhje.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Intervistimi i dëshmitarëve, lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”:

Blerim Kuçi, Ministër dhe Fatos Qerimi, sekretar i përgjithshëm, i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit; Arsim Janova, kryesues i Bordit dhe Petrit Pepaj, drejtor menaxhues, i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Arben Çitaku, ish sekretar i përgjithshëm i Ministrisë.

3.Të ndryshme.

Vendi: N506 Koha: 11:00