Lehtësohet procedura për pajisje me pasaportë e patentë-shoferë

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka njoftuar se sot ka marrë venim për lehtësimin e procedurës për pajisje me pasaportë dhe patentë-shoferë.

Sipas Veliut, me këtë vendim të përkohshëm qytetarëve iu mundësohet pajisja me pasaportë edhe në mungesë të posedimit të letërnjoftimit; pajisja e qytetarve me patentë-shoferë, mund të bëhet edhe me pasaportë me afat vlefshmëria; dhe tërheqja e letërnjoftimit, pasaportës, patent shoferit me autorizim në Qendrat për Pajisje me Dokumente, mund të bëht edhe në mungesë të origjinalit të dokumentit përkatës.

Njoftimi i plotë:

Sot morra vendim për lehtësimin e procedurës për pajisje/tërheqje të pasaportës dhe patentë-shoferëve.

Më këtë vendim përkohësisht qytetarëve të Republikës së Kosovës do të ju mundësohet:

1.1. Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me pasaportë mund të bëhet edhe në mungesë të posedimit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;

1.2. Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me patentë-shofer, mund të bëhet edhe me pasaportë të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;

1.3. Tërheqja në rastet e caktuara të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit me autorizim në Qendrat për Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës, mund të bëhet edhe në mungesë të origjinalit të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit paraprak dhe të autorizimit origjinal.