Lehonat në Obiliq do të përfitojnë 150 euro nga Komuna

Komuna e Obiliqit do të ndajë një shumë prej 150 euro për çdo grua lehonë të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka bërë të ditur se sot, ka nënshkruar vendimin përmes secilit, çdo grua lehonë do të i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS).

“Jam i përkushtuar që çdo kategori e shoqërisë sonë të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale, sidomos për gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”.