Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK zyrtarizon kandidatët për kryetarë të 8 komunave

Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të disa komunave për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Shumica prej kandidatëve janë edhe kryetarët aktualë nëpër komunat e Kosovës.

Kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës është Përparim Rama, për kryetar të Komunës së Podujevës është Ekrem Hyseni, për kryetar të Komunës së Pejës është Gazmend Muhaxheri, për kryetar të Komunës së Suharekës është Ardian Shala, për kryetar të Komunës së Lipjanit është Imri Ahmeti, për kryetar të Komunës së Fushë -Kosovës është Burim Berisha, për kryetar të Komunës së Vitisë është Sokol Haliti dhe për kryetar të Komunës së Vushtrrisë është Xhafer Tahiri.

Sipas një komunikate të LDK-së, përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktualë të degëve, do të organizojë kuvende të jashtëzakonshme zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

“Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.  Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së”, thuhet në kumtesën e LDK-së.