Zgjedhjet në Degën e LDK-së në Istog - Foto: Lumir Abdixhiku / Facebook

LDK zgjodhi kryetarin e ri të Degës në Istog

Në Istog është mbajtur kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor për kryetar të Degës së LDK-së.

Sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetar i ri i Degës është zgjedhur kryetari i Komunës, Ilir Ferati.

“Sot, me bashkëpunëtorë, qëndruam në Istog – një ndër qytetet më të bukura të Kosovës. Aty mbajtëm Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor.

Iliri, u zgjodh kryetar i ri i degës sonë në Istog.

Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë; por këto të Istogut na vijnë pas shuarjes së hershme të Haki Rugovës. Me Ilirin, kryetarin e tanishëm të komunës dhe tani kryetarin e ri të degës, rrugëtimi ynë politik për një Kosovë të drejtë e përparimtare vazhdon gjithëherë” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.