LDK zgjedh slloganin për zgjedhjet e 6 tetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar sot slloganin me të cilën do të garoj në zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor.

“Beso” është sllogani ndërsa numri në listën zgjedhore i LDK-së është 134.

“BESO – LDK 134, është sllogani i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kjo parti ka dhënë edhe një shpjegim mbi sllogan dhe kuptimin që e ka në këtë periudhë zgjedhjesh.

“Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar. Beso në ndryshim. Beso në fitore. Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, është slogani i LDK-së. Ky slogan përmbledh programin e LDK-së, i cili përbëhet nga pesë shtylla. Ky program do të shpaloset dhe publikohet në ditët në vijim nga kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë në të gjithë Kosovën”, thuhet në fund të njoftimit.