Foto: Kallxo.com

LDK vendos rreth koalicionit të mundshëm më PDK-në

Besian Mustafa, zëdhënësi i LDK-së ka thënë se kryesia ka vendosur që mos të ketë në asnjë rrethanë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ky vendim i kryesisë së LDK-së do t’i propozohet Këshillit të Përgjithshëm për vendim.

LDK-ja dhe PDK-ja kanë bashkëqeverisur dy herë në të kaluarën. Njëherë gjatë kohës së qeverisë Thaçi I, ndërsa koalicionin e dytë e kishte nënshkruar Isa Mustafa.

13:40

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë mbledhje të kryesisë është caktuar që Arban Abrashi të jetë sekretar organizativë i kësaj partie.

Gjithashtu është vendosur që Isa Mustafa të negocioi me Lëvizjen Vetëvensoje për koalicion të mundshëm parazgjedhor.