
LDK: Uragani i fitores ka nisur edhe në Dragash
Fushatën elektorale për zgjedhjet që do mbahen më 09.02.2025, Lidhja Demikratike e Kosovës sot (20.01.2025), e ka vazhduar në komunën e Dragashit.
Përmes një njoftimi, LDK thotë se “uragani” i fitores së tyre ka nisur edhe në këtë komunë.
“Thirrjes për ndryshim të Lidhjes Demokratike kush më mirë i përgjigjet sesa Dragashi. Qytetarët e këtij vendi të bukur e piktoresk para tre vitesh e bënë ndryshimin me kryetarin shembullor, doktorin Bexhet Xheladini, ndërsa sot janë rreshtuar në vargun e gjatë të qytetarëve që do ta bëjnë ndryshimin për Republikën. Lidhja Demokratike, kjo shtëpi e jona politike është e madhe. Dhe po rritet çdo ditë edhe më shumë, ndërsa uragani i fitores së Lidhjes sonë ka nisë tashmë. Ka nisë edhe nga Dragashi”- thuhet në njoftimin e LDK-së.
Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.
Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.
Për njё muaj partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidatë.
Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:
– të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre, me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;
– të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër, lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues, në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.