Albin Kurti dhe Isa Mustafa Foto: Haki Abazi FB

LDK thotë se ka pranuar një propozim të ri nga VV-ja

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se një ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë pranuar një propozim të ri për bashkëqeverisje.

Mustafa në një njoftim për media, nuk ka dhënë detaje se për çfarë propozimi bëhet fjalë.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka thënë ai.

LDK dhe Vetëvendosje ende nuk kanë arritur që të arrijnë një marrëveshje koalicioni për bashkëqeverisje, ndonëse kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga zgjedhjet nacionale, si dhe rreth 6 muaj nga dorëheqja e qeverisë.

Takimet e (mos) marrëveshjeve VV – LDK