LDK tallet me PDK-në: Jemi larg nga partia e tretë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një konferencë për media ka kritikuar partitë tjera të cilat kanë dalë deri më tani në konferenca dhe kanë shpallur veten fitues.

Gjithashtu ai është tallur duke thënë se LDK është shumë larg me partinë e tretë në këtë rast. Sipas EXIT POLL-it të “Gani Bobi”, PDK është partia e tretë e renditur si në këto zgjedhje.

“Nuk mund të themi tash çështje të diferencave, çka mund të themi deri tash është se LDK ka një diferencë ndaj partisë së dyte ndërsa ka një diferencë shumë të madhe ndaj partisë së tretë”, tha ai.

Disa çaste më parë, ishte PDK e cila tha se kanë fituar me një rezultat të ngushtë me partinë e dytë për të cilën nuk dha emër se cila është ajo parti.

Në anën tjetër, Haziri para gazetarëve dhe i rrethuar me përfaqësues e anëtarë të LDK-së, tha se partia e tij është bindëse fituese ndërsa pas tyre janë Vetëvendosje.

“Sipas mostrave që i kemi marrë nga ana e stafit tonë LDK është parti fituese e këtyre zgjedhjeve, LDK është partia e parë, në mbështetje qytetarë në këto zgjedhje dhe natyrisht ne jemi të lumtur që në kemi shënuar rezultat të thellë. Rezultatet tregojnë qartë se LDK ka një përparësi një udhëheqje ndaj LVV si parti e dytë. Ne po shohim se disa parti kanë filluar herët karshi rezultateve si fitues por le të jenë të bindur se LDK në këtë rezultat është e sigurtë, po flasim sipas mostrave të para, mostrat e dyta do të jenë më të qarta”, tha Haziri.

“Nuk mund të themi tash çështje të diferencave, çka mund të themi deri tash është se LDK ka një diferencë ndaj partisë së dyte ndërsa ka një diferencë shumë të madhe ndaj partisë së tretë”, tha ai.