LDK synon Klinën me kandidaturën e Besim Hotit

Besim Hoti është zyrtarizuar si kandidat për kryetar të komunës së Klinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarizimi është njoftuar se është bërë nga Kryesia e subjektit politik, ndërsa është bërë publik përmes një komunikate për media.

Kandidaturën e Hotit për të parin e Klinës e kishte paralajmëruar para dy jave ish kryetari i degës së LDK në Klinë, Fadil Gashi, i cili kishte dhënë dorëheqje.

Që nga viti 2017 komuna e Klinës udhëhiqet nga Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, LDK-ja ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur për zyrtarizimin e kandidatëve, ndërsa po ashtu është marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe Nëndegëve me qëllim të organizimit të procesit.

Për profilin profesional e politik të Hotit, apo pozitat publike që ai të ketë bartur në të kaluarën e tij, nuk është ofruar ndonjë e dhënë.

LDK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetar në 10 komuna