Takimi i kryetarëve të degëve të LDK-së Foto: LDK

LDK sot mblidhet për mandatarin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë sot Këshillin Drejtues për të biseduar rreth emrit për mandatarin për kryeministër.

Këtë lajm e bëri të ditur kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të mërkurën pas takimit konsultativ me presidentin Hashim Thaçi, ku tha se qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do të jetë qeveri e përbërë nga figura të pastra.

“Nesër do të kemi kryesinë e LDK-së që do të bisedojmë për mandatarin do të konsultojmë këshillit të përgjithshëm. Do të marrim miratimin e tyre, meqenëse se tani nuk kemi mundësi të thërrasim do të flasim në mënyrë elektronike. Në momentin që e përfundojmë këtë, pastaj edhe një cikël do të vazhdojmë me partnerët dhe do shohim për të argumentuar te presidenti se e kemi këtë shumicë”, tha ai.

Mustafa para gazetarëve tha se qeveria e ardhshme do të merr obligimet që i takojnë në dialogun me Serbinë.