
Takimi i kryetarëve të degëve të LDK-së Foto: LDK
LDK sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm
18.12.2019 - 07:12
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm.
Mbledhja është paraparë të mbahet sot në ora 14:30 në selinë e partisë.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.