LDK shënon 33-vjetorin e themelimit në Zvicër, Abdixhiku u drejtohet bashkatdhetarëve

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka qëndruar në Cyrih për të shënuar 33 vjetorin e themelimit të degës së kësaj partie në Zvicër.

Përmes një postimi në Facebook, fotografitë nga kjo kremte, Abdixhiku i ka shoqëruar më një mesazh për bashkatdhetarët.

“Ky mesazh le të jetë një thirrje për çdo rugovist, çdo të djathtë, çdo patriot në Kosovë e në mërgatë. Le të bëhemi bashkë; le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit; të gjitha regjionet, të gjithë brezat, të gjitha anët, le të rreshtohemi prapa një ideje e një ëndrre që sot kërkon angazhimin tonë monumental”- ka shkruar ai.

“Le të ndërtojmë shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike, Lidhjen tonë Demokratike. Le t’i japim vetes një organizim politik si asnjëherë më parë, e Kosovës, gjeneratave të tashme e të ardhme, shtetin që e kemi ëndërruar gjithherë”- ka vazhduar Abdixhiku.