Foto: Facebook / Lidhja Demokratike e Kosovës
LDK: Refuzimi i themelimit të Komisionit për Energji, fshehje e së vërtetës nga partia në pushtet
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se refuzimi i themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas tyre, ka të bëjë me fshehje të vërtetës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, LDK-ja ka thënë se dhënia e 120 milionë eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100%, sipas tyre, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë.
Opozita në Kosovë ka disa ditë që ka ‘bojkotuar’ votimin në Kuvend dhe në Komisione parlamentare, pasi që po kërkojnë themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike.
LDK-ja, tutje ka thënë se do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e rastit.
Ky është shkrimi i LDK-së i plotë:
“Refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e partisë në pushtet, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës.
Dhënia e 120 milion eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë.
Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete”.