Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Foto: KALLXO.com

LDK prish koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se koalicioni i partisë së tij me Lëvizjen Vetëvendosje ka përfunduar sot.

Këto dy parti kanë qeverisur me Komunën e Vushtrrisë nga zgjedhjet lokale të 2017-tës.

“Sot edhe me vendim të kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike në Vushtrri kam liruar nga detyra bartësit e detyrave që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje. Për fat të keq me këtë rast edhe me këtë akt përfundon edhe koalicioni tre vjeçar në Komunën e Vushtrrisë”, ka deklaruar Tahiri në një konferencë për media të premten.

Sipas Tahirit deri të ky vendim ka ardhur mosvotimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike nga Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e asamblesë të mbajtur dje.

Xhafer Tahiri përplasje me LVV-në në Vushtrri, rrezikohet koalicioni