Trajnimi i ushtarëve të FSK-së për Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Foto: FSK

LDK pretendon merita për krijimin e ushtrisë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se krijimi i ushtrisë ka qenë i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me ndihmën e lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi ka thënë se në kohën kur ky ligj është poceduar në Kuvend ka qenë i gatshëm qysh prej 2013-ës.

“Kadal ta kallxoj ushtrinë. Neve na kanë akuzuar se nuk po e bëjmë ushtrinë për shkak se nuk po dojmë me ju dhanë minoriteteve 30 vende. Dhe ju kemi thanë në 2013 që ushtria bëhët kështu, nuk kanë pranu, 2014, 2015, 2016 2017 e kem bon a në 2018 duke ju ndihmu këtyre se këta nuk kishin mujt me bo kurrë, ligji ka qenë i gatshëm, struktura e gatshme, organizimi i gatshëm dhe gjithcka  e vetëm ka munguar një opozitë që e përkrah dhe kemi qenë ne bashkë më Vetëvendosjen  dhe u ë ajo që kemi thënë ne në vitin 2013”, është deklaruar Gashi.

Me 14 dhjetor 2018 me  107  vota për është miratuar projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Miratimi i Ligjit për FSK-në vjen pas votimit të Ligjit për Ministrinë  e Mbrojtjes.

Transformimi i FSK-së në Ushtri ka marrë mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe shteteve mike si Britania e Madhe dhe Gjermania.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj.

Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

FSK-ja aktualisht numëron 2500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Ky numër pas ndërrimit të mandatit, do të dyfishohet. Më mandatin e ri parashihet që të ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 pjesëtarë rezervë.