LDK pret të dalë fituese e zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës pret që të dalë fituese e zgjedhjeve të sotme parlamentare.

Lumir Abdixhiku nga LDK tha se nga informacionet që vijnë nga tereni, pret që LDK të dalë partia më e votuar.

“Kemi marrë informacione për një rrjedhë të mirë të procesit. Rezultatet e para janë inkurajuese dhe e vendosin LDK-në si fituese të zgjedhjeve”, tha Abdixhiku.

“Të dhënat tona janë konfirmuese për festën tonë pas pak orësh”, tha Abdixhiku.