LDK pranon të qëndrojë në opozitë dhe ta votojë qeverinë e Vetëvendosjes

Shkarko aplikacionin për lajmet e fundit nga KALLXO.com 

Dy partitë fituese të zgjedhjeve LVV dhe LDK nuk po arrijnë marrëveshje për koalicion qeverisës.

Lidhur me këtë, LDK sot mbajti rreth dy orën mbledhje të kryesisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media tha se Vetëvendosje nuk pranon marrëveshjen sipas kushteve të LDK-së, sipas tij, do ta votojnë qeverinë Kurti, pa asnjë kusht.

“Mbesim të interesuar dhe përkushtuar që vendit ti japim zgjidhje në këto momente. LDK është dakorduar qe qeveria të ndahet proporcionalisht 5 ministri për LDK dhe 5 VV. Ne asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit. Ndërkaq zv/kryeministri i parë dhe kryetari i kuvendit ti takojë LDk-së. LDK propozon kandidatin për president qe i propozon të gjitha kushtet dhe kriteret kushtetuese”, tha ai.

“Ne të gjitha këto variante VV do të ketë më shumë pozita, 7 pozita qevritare, ndërkaq më vonë kur do ta bënim zëvendësimin me presidnet ne do të mbesim me 7 ndërkaq, VV do të mbeste me 10”, tha ai.

“Nëse VV s’është gati për këtë marrëveshje dje e sheh LDK si pengesë po deklaroj se jemi të gatshëm të heqim dorë nga të gjitha kërkesat dhe pozitat. LDK shpreh gatishmërinë që të votojë pa asnjë kusht krijimin e institucioneve të reja”, deklaroi Mustafa.

LDK zhvilloi këtë takim pak orë para se Kuvendi ta mbajë mbledhjen konstituive.

“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para kuvendit do të kemi sinjale do të komunikojmë”, tha kryetari i LDK-së para se të fillojë kjo mbledhje.

“Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, shtoi ai.

Mbledhja e kryesisë së LDK-së, vjen pas bllokadës së krijuar në mes kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e koalicionit qeverisës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje ka konfirmuar se bisedimet për koalicion qeveritar me LDK-në nuk kanë prodhuar marrëveshje.

Në një deklaratë të lëshuar në Facebook, Kurti ka thënë se bisedimet nuk kanë prodhuar rezultat.

Një ditë para se Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit të konstituohet, Kurti ka thënë se do të provojë të gjejë një zgjidhje deri në momentin e fillimit të seancës, e cila është thirrur për sot në orën 15:00.

Kurse, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas njoftimit nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin e bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës mes këtyre dy partive.

Isa Mustafa thotë se për të dhe LDK-në, negociatat nuk kanë dështuar.

“Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, ka shkruar Isa Mustafa në Facebook.

LDK nis mbledhjen e kryesisë para seancës së Kuvendit

Çka ndodh në seancën konstituive të Kuvendit sot?