LDK përkujton Nekibe Kelmendin në 10 vjetorin e vdekjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë bërë homazhe sot te varri i ish nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi, në dhjetë vjetorin e vdekjes së saj.

Abidxhiku tha se Kelmendi është profil i një njeriu që përkundër dhimbjes së madhe që ia shkaktoj lufta, nuk u ndal së punuari.

“Nekibe Kelmendi tashmë ka krijuar emrin e saj të merituar jo vetëm si një nga aktivistet e para të LDK-së, por edhe si profil i një njeriu që përkundër dhimbjes së madhe qe ia shkaktoj lufta duke iu vrarë nga regjimi serb bashkëshorti dhe dy djemtë, ajo nuk u ndal së punuari për formimin dhe konsolidimin e shtetësisë e Kosovës”, citohet të ketë thënë ai.

Nekibe Kelmendi kishte vdekur më 19 qershor 2011, pas një sëmundje të shkurtër.