Varret e viktimave të masakrës në Reçak. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

LDK përkujton masakrën e Reçakut: Vrasja e 45 civilëve ishte tronditje për botën demokratike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe kreu i partisë Lumir Abdixhiku , në 23 vjetorin e masakrës në Reçak ka përkujtuan burrat e gratë, fëmijët e pleqtë që mbetën të vrarë në janarin e vitit 1999.

LDK në faqen zyrtare në ‘facebook’ ka shkruar se vrasja dhe masakrimi i 45 civilëve të Reçakut ishte moment kthese dhe tronditje për botën demokratike dhe se  “po bëhej krim kundër njerëzimit mu në mes të Evropës, për çka edhe dy muaj më pas filloj intervenimin ushtarak”.

“23 vjet më parë, në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, ndodhi Masakra e Reçakut, njëra ndër krimet më makabre të regjimit serb mbi popullatën civile të Reçakut”, ka shkruar LDK.

LDK ka thënë se ky akt alarmoi opinionin ndërkombëtar dhe se ish-Ambasadori i OSBE-së, Ëilliam Ëalker i tronditur e pa me sytë e tij këtë ngjarje.

“Akti barbar e çnjerëzor i shtetit serb mbi njerëz të pafajshëm alarmoj opinionin ndërkombëtar, madje ish-Ambasadori i OSBE-së, William Walker i tronditur e pa me sytë e tij këtë ngjarje të tmerrshme. Ai mbajti gjallë sensibilizimin ndërkombëtar për këtë krim monstruoz të kryer nga Serbia”, shkruan LDK.

Tutje, LDK ka shkruar se në këtë përvjetor dhe jo vetëm, kujtojnë me nder e krenari secilin martir të rënë për lirinë e Kosovës në Reçakun e vitit 1999.