Foto: Avdullah Hoti/ Facebook (Video)

LDK nis fushatën, këto janë prioritetet e Hotit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, kandidati për kryeministër Avdullah Hoti ka treguar për prioritetet e qeverisë së tij, nëse merr besimin e qytetarëve.

“Prioritet i jonë i parë është shëndetësia. Do të sigurohemi që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19, të fillojmë me sigurimet shëndetësore dhe Sistemin Informativ Shëndetësor dhe modernizim i pajisjeve mjekësore”, tha ai.

Sipas Hotit,  prioritet i dytë është arsimi.

“Ne zotohemi të rrisim pjesëmarrjen në arsimin parashkollor, të ulim numrin e nxënëseve për klasë, të shkojmë drejt mësimit gjithëditor, të forcojmë arsimin profesional, të rrisim cilësinë në arsim të lartë dhe të promovojmë shkencën”, shtoi ai.

Kandidati i LDK-së, u zotua edhe për zhvillimin e turizimit e pavarësimin e kulturës.

Hoti theksoi se prioritet e kanë edhe ekonominë dhe mirëqenien sociale.

KALLXO.com ka raportuar për të gjitha premtimet e LDK-së në parafushatë.

Të mërkurën në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 12 shkurt.