LDK në pritje të publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar me hapa të tjerë

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke pritur publikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar më tej me hapa të tjerë.

As sot, në agjendë nuk është takimi i Kryesisë së LDK-së.

“Nuk ka sot në agjendë takim të Kryesisë së LDK-së. Jemi duke pritur publikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese që të vazhdohet me hapa të tjerë”, thanë nga Zyra për Informim e LDK-së.

Të enjten, Gjykata Kushtetuese vendosi që dekreti i Presidentit Thaçi për mandatimin e Abdullah Hotit si kryeminsitër është në përputhje me Kushtetutën. Por aktgjykimi i plotë ende nuk është publikuar nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka hapur rrugë Hotit për formimin e qeverisë së re.