LDK ‘merr’ kutinë, tenton të pengojë votimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka marrë kutin në të cilën pritet të vendosen votat e deputetëve për kandidatët për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Zemaj këtë kuti e ka vendosur në tavolinat e grupit parlamentar të kësaj partie.

Kjo pikë ishte në rendin e ditës kur kuvendi në mungesë të kuorumit vendosi të shkoj në pauze, ndërsa tani edhe pse me gjysmë ore vonesë deputetët kanë filluar në vinë në seancë.

LDK dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë kërkuar që të largohet nga rendi i ditës pika për votimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

BIRN ka monitoruar këtë proces, konkursi për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është përmbyllur pas një procesi jotransparent të përzgjedhjes së kandidatëve që do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për votim.

Komisioni vlerësues kishte vendosur të mbyllte për publikun dhe monitoruesit poentimin e kandidatëve pas intervistimit të tyre.

Për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë aplikuar 13 persona.

Pas përfundimit të testit me shkrim dhe intervistave, komisioni ka vendosur të dërgojë në Kuvend për votim katër kandidatë: Etrur Maloku, Dukagjin Abdyli, Albert Avdiu dhe Bardh Bokshi.