LDK: Me LVV do të flasim veç pas certifikimit të rezultateve

Zëdhënësi i LDK-së dhe kandidati për deputet i kësaj partie, Besian Mustafa tha sot se në mbledhjen e kryesisë së LDK-së është diskutuar për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje.

Mustafa theksoi para mediave se me VV-në do të zhvillojnë bisedime për këtë çështje pasi të numërohen dhe rinumërohen të gjitha votat.

“Sot në kryesinë e LDK-së  diskutuam edhe një herë faktin se kemi një rezultat mjaft të ngushtë me LVV-në dhe deri atëherë po presim certifikimin e rezultateve finale nga ana e KQZ-së dhe pas këtij verifikimi final edhe një pjesë e disa vendvotimeve do të rinumërohen andaj do të presim rezultat final, duke mos përjashtuar edhe rreth 40 apo 45 mijë të votave qoftë nga mërgata dhe me kusht, kemi një numër mjaft të madh të votave që do të rinumërohen dhe numërohen prandaj negociatat për një koalicion të mundshëm do t’i zhvillojmë në momentin e certifikimit të rezultateve të KQZ-së”, tha Mustafa.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme dy partitë e para, LDK dhe VV janë dakorduar që të arrijnë një marrëveshje për koalicion.

Nis takimi Kurti – Mustafa

.