LDK lidh koalicion me Nismën, ia jep dy ministri dhe një zëvendëskryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lidhur koalicion me Nismën Socialdemokrate.

Kështu ka bërë të ditur para gazetarëve kryetari i Nismës dhe  iish-zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj.

Ai konfirmoi se partia që udhëheq do të ketë edhe një post të zëvendëskryeministrit dhe dy ministri, por nuk ka dhënë detaje se cilat dhe nga kush do të drejtohen.

“Ne sot së bashku me kryetarin e LDK-së kemi arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Limaj të enjten.

“Nisma beson fuqishëm që në këtë situatë beson në që duhet të ketë institucione. Ka nevojë qeveria t’i përgjigjet Kuvendit. Detajet do të dalin në marrëveshje. Nisma Socialdemokrate do t’i dy ministri dhe një zëvendëskryeministër”, deklaroi ai.

Dje gjatë ditës, LDK lidhi koalicion edhe me AAK-në e Ramush Haradinajt. Sipas marrëveshjes, AAK drejton katër ministri dhe një zëvendëskryeministër.

Qeverisë së re pritet t’i prij Avdullah Hoti i LDK-së.

LDK arrin marrëveshje koalicioni me Nismën Socialdemokrate

LDK arrin marrëveshje koalicioni me Nismën Socialdemokrate

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 29 avril 2020