LDK lëshon mbledhjen e Kryesisë, Gashi: Qeveria e shkarkuar nuk mund të jap mendim për ligje

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka bërë të ditur se kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e cila është thirrur për dërgimin në qeveri për mendim të tri nismave ligjore, dy prej të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Për shkak të pamundësisë që të kemi një marrëveshje dhe të pa dëshirës që të  mirëkuptohet mënyra se si ne e kemi dhënë sqatrimet dhe spjegimet, nuk kanë dasht me kuptu ne kemi lëshuar mbledhjen e kryesisë”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë.

“Si duket në mungesë tonën nënkryetarët e tjerë dhe anëtarët e tjerë nuk kanë dashur të marrin vendim dhe ka mbetur ndoshta që të martën edhe njëherë të takohemi me shefat  e grupeve parlamnetare, shohim a ka ndonjë zgjidhje”, shtoi Gashi.

Të mërkurën, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e përkrahur nga deputetët nënshkrues, ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Por, shefi i deputetëve të LDK-së, theksoi se qeveria në detyrë nuk mund të jap mendim për ligje.

“Për të proceduar një projektligj, si nismë legjisative që vie nga radhët e deputetëve duhet të shkojë në qeveri për mendim. Këtë e thotë Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës. Dhe për të shkuar në qeveri për mendim është e pamundur sepse Kuvendi me më shumë se dy të tretat e votave të të gjithë deputetqëve ia ka hequr besimin qeverisë. Pra qeveria nuk mund të jap mendim për ligje”, u shpreh ai.

Sipas gashit, kriza politike mund të zgjidhet në dy forma.

“Forma e parë është që të ketë një qeveri të re, pra partia e cila eka marr obligimin nga presidenti të marr përsipër formimin e qeverisë, nëse nuk e merr atëherë presidenti duhet të detyrohet ti respektojë obligimet e veta kushtetuese. Nëse as kjo nuk ndodhë është zgjidhja e fundit që janë zgjedhjet”, tha ai.