Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK: Koalicioni PAN po punëson jashtëligjshëm njerëz në kohë fushate

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ‘praktikën’ e koalicionit dhe Qeverisë në largim, për punësimet, sipas tyre të paligjshme në sektorin publik, në kohë fushate.

Sipas një komunikate, LDK thotë së kanë informatat nga institucionet dhe kompanitë publike tregojnë për punësime pa konkurse dhe pa kritere të qindra militantëve partiakë, e që sipas tyre, kjo po bëhet me qëllim të përfitimeve politike në prag të zgjedhjeve.

Gjithashtu sipas LDK-së, edhe rritja e numrit të veteranëve të rrejshëm në kohë fushate, duhet të jenë alarm për institucionet ligjzbatuese.

“Praktikat e punësimit në administratë janë keqpërdorim me paranë publike, shkelje e ligjit dhe shkelje e rregullave zgjedhore”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“LDK konsideron se koalicioni i Qeverisë në largim, duke parë humbjen e thellë në zgjedhje, po përdor metoda të paligjshme, siç janë punësimet në sektorin publik, për të përfituar politikisht”, thuhet në komunikatë.

LDK iu bën thirrje monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje të rënda të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, bën thirrje koalicionit PAN që t’i ndërprenë praktikat ‘diskriminuese’ ndaj qytetarëve.

 

Anëtarja e PSD-së së Shpend Ahmetit mundë kandidaten me dy mastera

.