LDK-ja zyrtarizon Ruzhdi Shehun për të parin e Junikut

Pozitës së të parit të komunës së Junikut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’ia mësyjë Ruzhdi Shehu.

Kështu ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media.

Shehu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 ishte kandidat i LDK-së për deputet, por që nuk kishte arritur t’i marr votat e duhura për karrigen e kuvendarit.

Në Junik për tre mandate rresht udhëheq Agron Kuqi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, LDK-ja ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur për zyrtarizimin e kandidatëve, ndërsa po ashtu është marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe Nëndegëve me qëllim të organizimit të procesit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë, do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

LDK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetar në 10 komuna