Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK-ja ia beson sërish Xhafer Tahirit garën për të parin e Vushtrrisë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zyrtarizuar mbrëmë kandidaturat për kryetarë të disa komunave për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë do të jetë Xhafer Tahiri.

Tahiri është edhe kryetar aktual i Komunës së Vushtrrisë.

LDK ka emëruar 8 kandidatë për kryetarë komunash, disa prej të cilëve janë duke drejtuar aktualisht komuna.

Kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës është Përparim Rama, për kryetar të Komunës së Podujevës është Ekrem Hyseni, për kryetar të Komunës së Pejës është Gazmend Muhaxheri, për kryetar të Komunës së Suharekës është Ardian Shala, për kryetar të Komunës së Lipjanit është Imri Ahmeti, për kryetar të Komunës së Fushë -Kosovës është Burim Berisha, për kryetar të Komunës së Vitisë është Sokol Haliti dhe për kryetar të Komunës së Vushtrrisë është Xhafer Tahiri.