LDK-ja i dërgon në Kushtetuese komentet për dekretin e Thaçit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe deputetët e këtij subjekti politik Driton Selmanaj, Shkëmb Manaj, Arban Abrashi dhe Florian Dushi [dy të fundit ndarasi], kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, komentet në emër të grupit rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi që mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Gashi deklaroi se presin gjykim të drejtë dhe fer nga ana e Kushtetueses.

“Dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese komentet në emër të GP të LDK-së, po ashtu edhe disa prej kolegëve tonë deputetë kanë dorëzuar komente individuale lidhur me rastin që ka të bëjë me masën e përkohshme që e ka vendos Gjykata në dekretin e presidentit dhe tash pe presim gjykimin final për këtë rast.Ne besojmë se do të kemi një gjykim të drejtë dhe fer dhe besojmë se Gjykata do ti jep mundësi zhvillimit të demokracisë në Kosovë. Besojmë se do të jetë në favorin e drejtësisë ksuhtetuese”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese pak ditë më parë i ka vendosur masë të përkohshme deri me 29 maj dekretit të presidentit.