LDK i kërkon bashkëpunim opozitës për dialogun me Serbinë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit kërkoi bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e opozitës në procesin e dialogut me Serbinë.

“Ne sot ju zgjatim dorën e bashkëpunimit për të treguar bashkëpunimin e duhur për këtë proces për të mirën e vendit. Nuk duhet të kthejmë botën kundër vetEs, nuk duhet të kthehemi kundër njëri-tjetrit, sidomos në këtë proces dhe asnjë tjetër. Sepse duhet të jemi bashkë për të vendosur”, tha Gashi.

Ai shtoi se lutja e tyre ndaj opozitës është që Kosova të përfaqësohet me dinjitet në procesin e negociatave.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 23 juin 2020